31

Titulli: Fluksi i Migracionit 2015 nga Kosova drejt ... Kosovo Torrent to EU Albanian.pdf · bisede të hollësishme për qëllimin e hulumtimit, gjithnjë duke e ruajtur anonimitetin,

  • Upload
    others

  • View
    11

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Bardha Qirezi

Research Team in Kosovo and Serbia

Egzon Krasniqi

Granit Brajshori

Mevlyde Hyseni

Sadri Rrmoku

Emine Krasniqi

Alban Shabani

Research Team in Munchen and Berlin

Albulene Thaqi

Vjollca Hajdari

© Friedrich Ebert Stiftung në Kosovë. http://www.fes-prishtina.org/wb/pages/english/home.php

Mendimet e shprehura në këtë dokument jo domosdoshmërisht janë reflektim i Friedrich Ebert Stiftung, stafit, bashkëpunëtorëve ose

Bord(eve). Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të publikohet, transmetohet në çfarëdo forme ose

përmes çfarëdo mjeti pa leje paraprake.

Titulli: Fluksi i Migracionit 2015 nga Kosova drejt Bashkimit Evropian: Kush, Pse dhe Si

Viti i Publikimit: 2015

I falënderojmë personat në vazhdim për kontributin e dhënë:

Autorin e Raportit:

PËRMBAJTJA

Hyrje

Profili I Migrantëve

Arsyet e Imigrimit

Mënyra se si ishte planifikuar dhe realizuar imigrimi

Konkludim

Referenca

3

6

15

19

26

27

3

Pas fluksit të madh të njerëzve nga Kosova në shtetet e Bashkimit Evropian gjatë janarit dhe shkurtit 2015, Friedrich Ebert Stiftung (FES) ka ndërmarrë një projekt për të hetuar profilin e valës së fundit të imigrantëve, arsyet e migrimit dhe mënyrat se si migrimi ishte parashikuar, planifikuar dhe implementuar. FES-i e ka angazhuar një OJQ “ Make a Difference” (MAD) dhe stafin e FES-it dhe alumni të Akademisë Politike për të zhvilluar intervistat dhe vrojtimet në tre lokacione në Kosovë, Serbi dhe Gjermani. FES-i, po ashtu e kishte angazhuar IDRA dhe një konsulent të pavarur për analizimin e të dhënave dhe përpilimin e raportit nga ky studim.

Qëllimi i këtij studimi është që të kuptohen në thelb trendet e migracionit me rastet të cilat mund të konsiderohen tipike dhe të pasura me informacion, si njësi të analizës dhe si kontekst në të cilin ato janë gjetur. Gjatë janarit dhe shkurtit 2015, nga mediat lokale ishte raportuar për një valë të imigrimit masiv dhe u pa e nevojshme që të bëhet një hetim dhe hulumtim me qëllim të kuptimit të këtij fenomeni. Hetimet më të rëndësishme ishin zhvilluar nga raportimet hetimore në TV programet “Jeta në Kosovë” ( JNK, 2015) dhe Televizioni Koha (KTV, 2015), të cilat hodhën dritë për rrugën e migrimit duke i përcjellë një deri në dy raste gjatë rrugëtimit të tyre nga Kosova për në Hungari. Një studim tjetër ishte zhvilluar nga KFOS-i (2015), në të njëjtën kohë kur edhe ishte zhvilluar ky studim, në të cilin ishin përfshirë 100 respondentë të riatdhesuar, të përshkruar si imigrantë të Kosovës: “meshkuj të moshës 20-25 vjeç, të pa punë dhe të varfër” duke sugjeruar se 100,000 mijë njerëz korrespondojnë me këtë profil. Ky studim përfshin rastet tipike të njerëzve të cilët personalisht po ndiqnin rrugën e imigrimit, gjatë periudhës prej 8-14 shkurt, ose të atyre të cilët tashmë ishin vendosur nëpër kampet e refugjatëve në Gjermani gjatë muajit shkurt, por të cilët ishin larguar nga Kosova gjatë valës së imigrimit të muajve janar-shkurt.

HYRJE

1Ne po e përdorim shprehjen imigrantë për qytetarët e Kosovës të cilët ishin duke u larguar ose tashmë ishin larguar nga Kosova, duke mos e paragjykuar statusin e tyre të imigrimit

4

Studimi ishte zhvilluar në tre faza duke e përdor metodën e intervistimit ballë për ballë dhe metodat e vrojtimit. Faza e parë përfshinte vrojtimin dhe intervistimin në stacionin kryesor të autobusëve në Prishtinë, që u pasua nga një vrojtim dhe intervistim në tri ndalesa në Serbi: në Beograd, Suboticë dhe Paliq. Faza e tretë përfshinte vrojtimin dhe intervistat në qendrat për azilkërkues në Minhen dhe Berlin të Gjermanisë.

Përgjatë gjitha fazave të hulumtimit, anëtarët e ekipit janë ballafaquar me vështirësi për t'u takuar me pjesëmarrësit dhe për zhvillimin e intervistave. Pengesa e parë në Prishtinë kishte të bënte me faktin se autobusat ishin të stërmbushur me njerëz dhe intervistimi i tyre ishte i pamundur. Në stacionin e autobusëve, ata të cilët udhëtonin ishin duke u përcjellë nga familjarët të cilët qëndronin në Kosovë, dhe ishin emocialisht të ngarkuar me rastin e nisjes dhe ishte e vështirë për ta që të merrnin pjesë në intervistë. Veç kësaj, edhe kur pjesëmarrësit pajtoheshin për t'u intervistuar, ka qenë e vështirë për hulumtuesit që të hyjnë në mesin e tyre dhe të zhvillojnë intervistat për shkak të shumë njerëzve që ishin në stacion, si dhe për shkak të hezitimit të pjesëmarrësve nga frika se informacioni i mbledhur do të mund të përdorej kundër tyre. Në pikat e ndalimit gjatë këtij rrugëtimi, emigrantët shpesh preokupoheshin me transportin dhe negocimin e çmimit në vendet ku ata rregullonin çështjen e transportit të mëtutjeshëm dhe të akomodimit. Përveç kësaj, qasja në vilat në Paliq, ku emigrantët akomodoheshin para se ta kalonin kufirin ishte e vështirë, meqë pronarët e vilave nuk i lejonin hulumtuesit që të afroheshin ose që emigrantët të dilnin nga vilat. Prandaj, të gjithë pjesëmarrësit përzgjidheshin në bazë të disponueshmërisë së tyre dhe pas një bisede të hollësishme për qëllimin e hulumtimit, gjithnjë duke e ruajtur anonimitetin, dhe prej tyre ishin vetëm pesë persona intervistimi i të cilëve ishte regjistruar me audio pajisje.

Vëzhguesit raportojnë se prej datës 8 - 13 shkurt, numri i autobusëve dhe i njerëzve që po largoheshin nga Kosova po zvogëlohej. Për shembull, më 8 shkurt kanë qenë vetëm 6 autobusë që u larguan nga Prishtina, ndërsa më 10 shkurt ishin vetëm 4 autobusë që u larguan. Vetëm disa ditë më herët, mediat në Kosovë raportuan për 10 deri 11 autobusë në ditë që largoheshin nga stacioni kryesor i autobusëve në Prishtinë. Një prej arsyeve për autobusët e stërmbushur me njerëz ishte se disa autobusë nuk lejoheshin nga autoritetet e Kosovës që të operojnë dhe se perceptimi i përgjithshëm ishte se kanali përmes të cilit emigrantët po udhëtonin do të mbyllej së shpejti, e që mund të ketë ndikuar në vendimet e shpejtuara të shumë njerëzve për të imigruar. Prandaj, ky studim, në të vërtetë e mbulon periudhën kohore të pothuajse përfundimit të fluksit të imigrimit masiv.

Data Koha Lokacioni Intervistat

Stacioni kryesor i Autobusëve, Prishtinë

608/02/2015 20:00

410/02/2015

5.15 413/02/2015

314/02/2015

20:00

1010

15-22/02/2015

314/02/2015

Intervistat janë zhvilluar në mënyrë vijuese me 23 persona që udhëtonin nga Prishtina për në Beograd, dhe më pas prej aty për në qytetin verior të Serbisë, Suboticë, ndërsa nga aty ata bënin përpjekje të mëtejme për të kaluar kufirin e Hungarisë, dhe po ashtu edhe me 10 persona të strehuar në kampin e refugjatëve në Minhen dhe me 10 persona të strehuar në kampin e refugjatëve në Berlin të Gjermanisë. Një pyetësor gjysmë i strukturuar ishte hartuar për këtë studim me qëllim të adresimit të tre objektivave të këtij studimi.

1. Përvijimin e profilit demografik të migrantëve (mosha, vendbanimi, profesioni, përgatitja shkollore, të ardhurat).2. Shpjegimi i arsyeve për imigrimin e kosovarëve në Evropën Perëndimore. 3. Theksimi i mënyrës së kërkimit të rutave të udhëtimit, të planifikuara dhe të realizuara.

respondentëve, duke përfshirë përkatësinë etnike, vendbanimin në Kosovë, nivelin e arsimit dhe aftësinë e njohjes së gjuhëve, karakteristikat socio-ekonomike të respondentëve, duke përfshirë punësimin në Kosovë, të ardhurat, pasurinë dhe borxhet. Pjesa e dytë i analizon arsyet se pse respondentët kanë zgjedhur që të imigrojnë ilegalisht, ndërsa pjesa e tretë do të analizojë mënyrat se si respondentët kanë vendosur të imigrojnë, si e kanë planifikuar dhe realizuar veprimin e tyre për imigrim ilegal në BE.

5

Tabela 1 tregon numrin dhe lokacionin e njerëzve të intervistuar. Përzgjedhja e pjesëmarrësve ishte e rastit, me një qëllim dhe oportuniste dhe e zhvilluar nëpër lokacione prej 8 – 22 shkurt, 2015.

Stacioni kryesor i Autobusëve, PrishtinëStacioni kryesor i Autobusëve, BeogradStacioni kryesor i Autobusëve, Suboticë

Paliq

MinhenBerlin

6

Përkatësia etnike e të gjithë respondentëve ishte shqiptarë të Kosovës. Vendbanimet e tyre në Kosovë shtrihen në të gjitha rajonet duke udhëhequr rajoni i Prishtinës me 14, pastaj rajoni i Prizrenit me 8, rajoni i Gjakovës me 6, rajoni i Ferizajt me 5, rajoni i Pejës me 4, rajoni i Mitrovicës me 2 dhe rajoni i Gjilanit me 1 dhe ishin 3 respondentë të cilët nuk e kanë treguar vendbanimin e tyre.

Profili i Migrantëve

Prishtina

Prizreni

Peja

Ferizaji

Gjakova

Vushtrri

Kamenica

Podujeva

Lipjani

Drenasi

Obiliqi

F. Kosova

Shtime

Kaçaniku

Suhareka

Rahoveci

Malisheva

GJITHSEJ

4

3

1

3

2

1

14

Tridhjetë e tetë (38) pjesëmarrës janë meshkuj dhe 5 janë femra. Shumica e meshkujve, 26, janë të moshës prej 20-25 vjeç, tre janë të moshës prej 6-17 vjeç, dhe 10 janë të moshës prej 30-55 vjeç. Prej pesë femrave, tre janë të moshës prej 30-55 vjeç dhe dy të moshës prej 20-25 vjeç. Vrojtimet në stacionin a autobusëve konfirmojnë se popullata e re dominon me përafërsisht 60% të meshkujve të pamartuar, kjo në bazë të numërimit të njerëzve të cilët hynin nëpër autobusë të cilët udhëtonin me shokët dhe të afërmit e tyre, dhe 40% e përbënin familjet të cilat udhëtonin bashkë me fëmijët e tyre. Prej personave të intervistuar, 9 respondentë ishin duke udhëtuar me gjithë familjet e tyre, ndërsa 32 persona i kishin lënë familjet e tyre në Kosovë.

Qyteti Rajoni Prishtina Prizreni Peja Mitrovica Ferizaji Gjakova

1

3

4

8

4

4 1

1

1

5

Gjilani

1

2

2

1

4

2

6

7

Shumica e pjesëmarrësve në këtë studim nuk kanë trajnime të mjaftueshme, të cilat atyre do t'u mundësonin një punësim relativisht të shpejtë apo integrim në shoqëritë e vendeve që ishin destinacioni i tyre. Nga 43 persona të intervistuar, 23% kanë të përfunduar shkollimin fillor, 65% shkollimin e mesëm, 9% kanë diplomuar dhe 2% kanë diplomë master. Sa i përket njohjes së gjuhëve, edhe pse ky studim nuk mund saktësisht të tregojë për kompetencën gjuhësore të pjesëmarrësve, sipas vlerësimit të tyre subjektiv, 50% e flasin gjuhën angleze, 7% e flasin gjuhën gjermane, 13% e flasin gjuhën serbe, ndërsa 7% flasin gjuhë tjera. Njëzet e katër për qind refuzuan të përgjigjeshin në këtë pyetje.

Figura 1 Mosha e pjesëmarrësve në intervistë dhe statusi i tyre i udhëtimit

21%(9)

74%(32)

5%(2)

Me Kënd udhëtoni?

Krejt familja

Kemi lene anëtare tjerë në shtëpi

Refuzon pa përgjigje

8

Figura 2 Niveli i arsimit i respondentëve

Treguesit socio-ekonomik i shpalojnë më së shumti arsyet për një numër kaq të madh të njerëzve nga Kosova që janë duke imigruar, ose që janë duke menduar të imigrojnë në BE ose në ndonjë vend të zhvilluar.

Prej 43 respondentëve, 38 prej tyre janë të papunë. Dyzet e katër për qind (44%), (N19) kanë një të punësuar në familje; 14% (N6) i kanë 2 të punësuar; 5% (N2), i kanë 3 të punësuar; 2% (N1) i kanë 4 personave të punësuar në familje. Nga ana tjetër, 33% (N14) nuk kanë fare të punësuar në familje, ndërsa 2% (N1) refuzojnë të përgjigjen në këtë pyetje. Prej tyre, të punësuar 68% (N21) kanë punuar në sektorin privat; 23% (N7) në sektorin publik; dhe 10% (N3) nuk e kanë zbuluar vendin e tyre të punës.

23% (10)

65%(28)

9%(4)

2%(1)

Shkollim fillor

Shkollim i mesëm

Shkollimuniversitar

Shkollimpostdiploma�k

Cili është niveli i shkollimit të respoden�t?

9

Figura 3 Numri anëtarëve të familjes të punësuar në sektorin publik dhe atë privat sipas përqindjes

Nga ata të papunë, 11% ishin të papunë deri në 3 muaj; 17% ishin të papunë prej 7-9 muaj; 6% deri në një vit; 17% ishin të papunë prej 1-2 vite; 6% ishin të papunë prej 2-3 vite; 39% kanë qenë të papunë për më shumë se 3 vite; 6% refuzuan të japin përgjigjet e tyre.

44%(19)

14%(6)

5%(2)

2%(1)

0

0

33%(14)

2%(1)

1

2

3

4

5

Më shumë se 5

Asnjë

Refuzon / papërgjigje

Sa anëtarë të familjes keni të punësuar?

10%(3)

68%(21)

23%(7)

Nuk e di Sektor Privat

Sektor Publik

Në cilin sektor kanë punuar?

10

Figura 4 Periudha kohore pa punë dhe kërkimi i punës

Këto rezultate tregojnë se ata që largohen janë kryesisht të papunë, ku 34% kanë mbetur pa punë gjatë vitit të shkuar, duke treguar se përveç papunësisë afatgjatë janë edhe disa humbje të vendeve të punës kryesisht në sektorin privat, të cilat edhe pse nuk mund të përgjithësohen për një popullsi më të gjerë, ato prapë mund të përdoren si një tregues për të kuptuar të paktën situatën për këtë grup të veçantë, por edhe rënien e përgjithshme ekonomike në Kosovë gjatë viteve të fundit.

Personat e intervistuar, ndonëse kanë qenë në kërkim të ndonjë pune, ata nuk kanë mundur ta gjejnë atë. Ata kryesisht kërkimet i kanë bërë vetë, sesa përmes qendrave të punësimit.

88%(38)

12%(5)

Po Jo

A keni kërkuar punë ?

11%

0%

17%

6%

17%

6%

39%

6%

Më pas se 3 muaj(1-3 muaj)

3 - 6 muaj

7-9 muaj

10 muaj - 1 vjet

1-2 vjet

2-3 vjet

Më shumë se 3 vjet

Refuzon/papërgjigje

Qe sa kohë jeni të pa punë ?

11

«Unë kam qenë i regjistruar në qendrën e punësimit. Por, nuk pata dobi prej saj. Unë kohë pas kohe gjeja punë në sektorin e ndërtimtarisë, por vetëm përkohësisht dhe paguhesha 10 euro në ditë."

(Mashkull 22 vjeç nga Rahoveci)

Unë kam kërkuar punë nëpër hotele, restorante, pika të karburantit, dhe gjetiu, por nuk kam mundur të gjejë punë. Babai im dhe motra ime punojnë, mirëpo ne kemi më shumë shpenzime sesa të ardhura.

(Mashkull 19 vjeç nga Sibovci)

Unë kam punuar në fabrikën e Llamkos-it në Vushtrri, dhe pas privatizimit të saj unë mbeta pa punë. Që prej asaj kone unë nuk po mund të gjejë punë. Unë kam një djalë të sëmurë dhe nuk kam shtëpi.

(Mashkull 55 vjeç nga Vushtrria)

Unë po largohem bashkë me gruan time dhe dy fëmijët e mi. Në Kosovë, nuk kam mundur të gjejë punë. Për të mbajtur familjen time, unë u desh të merrem me prerjen dhe shitjen e drurit. Gjykata më dënoi për prerjen ilegale të drurit. Tani kam vendosur të largohem "

(Mashkull 40 vjeç nga Peja, duke u larguar bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët)

Kur bëhet fjalë për të ardhurat, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve jetojnë nën kufirin e varfërisë. Për qëllim të këtij studimi, kufiri i varfërisë është definuar si vijon:

«Është praktikë e zakonshme që të varfrit të denohen si njerëz që nuk i përmbushin nevojat themelore të konsumit, duke përfshirë ushqimin dhe produktet tjera jo ushqimore. Në këtë rast, kuri i varfërisë merret përmes specikave të pakos së konsumit, e cila konsiderohet adekuate për nevojat themelore të konsumit, e pastaj vlerësimin e kostos së këtyre nevojave themelore. Kuri i varfërisë nuk mund të konsiderohet si shpenzimi minimal i kërkuar nga një individ për të përmbushur nevojat e veta themelore për ushqim dhe artikuj jo ushqimor. Me të përllogaritur konsumin për një familje, ne duhet të përcaktojmë nëse kjo shumë e vendosë familjen në varfëri, ose e përcakton familjen si të varfër. Pragu i përdorur për këtë qëllim është kuri i varfërisë. Kuri i varfërisë e përcakton nivelin e konsumit (ose të ardhurat) të nevojshme për një familje për t'i shpëtuar varfërisë."

(Haughton dhe Khandker 2011)

12

Ndërsa vlerësimet për nevojat themelore të konsumit mujor për familje në Kosovë janë rreth 600 euro, të cilat do të përcaktojnë kufirin e varfërisë për familje, rezultati i studimit sugjeron se shumica dërrmuese e imigrantëve të Kosovës jetojnë nën kufirin e varfërisë (Koha Ditore 2013). Në fakt, vetëm 6% e të ardhurave familjare të respondentëve e kalojnë pragun prej 600 eurove. Tjerët jetojnë nën këtë nivel (12%), me të hyrat të cilat sillen prej 400-700 euro në muaj, ndërsa 70% jetojnë shumë poshtë kufirit të varfërisë me të ardhura familjare që sillen prej 0 deri 400 euro në muaj. Më konkretisht, të ardhurat për familje në muaj të respondentëve tanë janë si më poshtë: 19% prej 0-100; 23% prej 01-200; 19% prej 201-300; 9% prej 301-400; 7% prej 401-500; 5% prej 501-600; 5% prej 601-700; 2% prej 901-1,000; 12% refuzuan të japin përgjigje.

Figura 5 Të ardhurat e familjes

Shkëputjet nga intervistat e pjesëmarrësve shpjegojnë se si ata i menaxhojnë të ardhurat e tyre në Kosovë.

19%(8)

23%(10)

19%(8)

9%(4)

7%(3)

5%(2)

5%(2)

0

0

2%(1)

0

12%(5)

0-100

101 - 200

201-300

301-400

401-500

501-600

601-700

701-800

801-900

901-1000

Me shume se 1000

Refuzon/Pa pergjigje

Sa janë të ardhurat e familjes prej punës dhe burimevetë tjera?

13

«Unë mund ta paguaj faturën e energjisë elektrike vetëm një herë në dy muaj, sepse unë nuk mund ta përballoj... Po t'i kisha të paktën 400 euro në muaj, jo vetëm unë, por mendoj se askush nuk do të largohej."

(40 vjeç mashkull)

Prona si një tregues socio-ekonomik nuk e zbutë varfërinë apo nuk është një shenjë e pasurisë në vetvete, meqë ajo konsiderohet si një pasuri e paluajtshme, e cila vështirë se mund të përdoret për veprimtari ekonomike. Për sa i përket pronës, 81% kanë strehim të sigurt, 19% nuk k anë strehim të sigurt; 91% jetojnë në pronën e tyre, 9% nuk j etojnë në pronën e tyre. Përveç kësaj, 84% jetojnë në shtëpi private; 7% në apartament; 2% në kazermë; 5% tjera; 2% refuzuan të përgjigjen. Në anën tjetër, sa i përket potencialit bujqësor, 49% kanë tokë të punueshme; 9% kanë tokë jo-të punueshme; 32% kanë lopë dhe 10% kanë pula.

“ Unë jam nga një fshat i Prizrenit. Familja ime jeton nga bujqësia, por të ardhurat tona nga kjo veprimtari nuk janë të mjaftueshme për të mbijetuar. Unë kam shitur tre hektarë tokë në fshatin tim për të imigruar në Gjermani. Gruan dhe dy fëmijët i kam lënë në shtëpi.”

(Mashkull 35 vjeç nga Prizreni)

Edhe pse shumica e pjesëmarrësve deklaruan se kanë pronë, por nëse shumica e imigrantëve janë meshkuj të rinj, prona që ata e kanë deklaruar si pronë e familjes nuk është ende në pronësi të tyre. Kështu, perspektiva e një të riu për të jetuar në mënyrë të pavarur, me vetëm familjen e tij pasi të jetë martuar është e vështirë për t'u arritur duke pasur parasysh perspektivat me këtë shkallë të punësimit. Edhe pse, FES dhe IDRA (2012) kanë gjetur se 91% e respondentëve të rinj të moshës prej 8-27 jetojnë me prindërit e tyre dhe për 86% prej tyre kjo është gjendja më adekuate për të gjithë familjen. Megjithatë, raporti gjithashtu thekson se edhe në qoftë se situata financiare do të lejonte, vetëm 12% e këtij grupi do të donte për të jetuar në mënyrë të pavarur, duke treguar se familja është një institucion i rëndësishëm për të rinjtë kosovarë, dhe se ata do ta konsideronin një obligim për t'u kujdesur për mirëqenien e përgjithshme të familjes.

Taking into consideration the family size of an average 5 members reported from participants, it is obvious that the profile of those leaving is the category of people with low level of education, unemployed and leaving Kosovo to secure economic benefit for them and for the family they leave behind who live in poverty. Although, participants own their property and some of them possess arable land, they have not been able to make use of it in order to escape the poverty line in 15 years, and therefore see no particular sign that this situation will be changed in the coming years and have thus lost hope that their situation is likely to improve. Majority of them have some kind of debt incurred prior to their decision to leave.

14

Borxhi është një tjetër tregues socio-ekonomik që është përdor për të vlerësuar shkaqet e imigrimit të paligjshëm meqë është spekuluar se motivimi për një numër imigrantësh për t'u larguar nga Kosova kanë qenë borxhet ose kreditë e papaguara. Sipas të dhënave nga ky studim, 47% e njerëzve kanë borxhe ndaj personave të tjerë, 30% kanë një kredi bankare, ose janë në borxh ndaj Administratës Tatimore, ndërsa borxhi i 51% i njerëzve është i lidhur me shërbimet publike. Është e vështirë të vlerësohet nëse disa respondentë ishin të motivuar për të imigruar në mënyrë të paligjshme për shkak të borxheve, pasi asnjëri prej tyre nuk do të tregonte shumën reale të borxhit, ndërsa borxhi raportohet jo vetëm si borxh personal, por edhe si borxh i familjes. Megjithatë, nuk mund të përjashtohet mundësia se për një numër të njerëzve, pamundësia për të paguar borxhet për shkak të kushteve të vështira socio-ekonomike, mund të ketë qenë një shkas për imigrim të paligjshëm, i cili do të mundësonte të ardhurat për t'i paguar këto borxhe në të ardhmen.

Duke marrë parasysh madhësinë e familjes me një mesatare prej 5 anëtarëve të raportuar nga pjesëmarrësit, është e qartë se profili i atyre që largohen është kategoria e njerëzve me nivel të ulët të arsimimit dhe të papunët të cilët largohen nga Kosova për të siguruar një përfitim ekonomik për ta dhe për familjen që lënë pas, e të cilët jetojnë në varfëri. Edhe pse, pjesëmarrësit kanë pronë të tyre dhe disa prej tyre posedojnë tokë të punueshme, ata nuk kanë qenë në gjendje për ta shfrytëzuar atë në mënyrë që të shpëtojnë nga kufiri i varfërisë në 15 vjetët e fundit, dhe për këtë arsye nuk shohin asnjë shenjë të veçantë që kjo situatë do të ndryshojë në vitet e ardhshme dhe kështu ata i kanë humbur shpresat se gjendja e tyre ka gjasa të përmirësohet. Shumica e tyre kanë ndonjë borxh në të cilin kanë hyrë më herët, para vendimit të tyre për t'u larguar.

Figura 6 Përvojat e mëhershme të imigrimit dhe destinacionet

15

Arsyet e ImigrimitÇështja e parë që duhet të shqyrtohet ishte nëse një qëndrim i mëhershëm (i ligjshëm dhe i jashtëligjshëm) në shtetet anëtare të BE-së e ka nxitur veprimin e imigrimit. Megjithatë, studimi tregon se shumica e pjesëmarrësve nuk kanë qëndruar më herët në ndonjë vend perëndimor: 77% asnjëherë nuk kanë jetuar në perëndim, ndërsa vetëm 33% kanë jetuar, në mënyrë ligjshme ose të jashtëligjshme në shtetet perëndimore. Nga kjo, 33%-40% kanë banuar në mënyrë të jashtëligjshme në 15 vitet e fundit, ndërsa 20% ishin refugjatë gjatë luftës dhe 10% kanë qenë në vende perëndimore për arsye shëndetësore.

Përderisa qëndrimi mëhershëm në perëndim mund të ketë qenë një arsye për të imigruar për shkak të papunësisë së lartë dhe gjendjes së vështirë socio-ekonomike në Kosovë, shumica e imigrantëve nuk kanë ndonjë përvojë qëndrimi në perëndim. Në të vërtetë, vetëm 3% prej tyre ishte përpjekur për të imigruar më herët në Evropën Perëndimore.

Nga ana tjetër, duke pasur parasysh që pothuajse çdo familje në Kosovë ka anëtarë që jetojnë në Evropën Perëndimore, përvoja të tilla mund të jenë transferuar tek ta në mënyrë indirekte. Përkundër kësaj mundësie, vetëm 5% e respondentëve kanë një punë të sigurt në BE, ndërsa 95% nuk kanë siguruar ndonjë mjet për jetesë. Megjithatë, këta 95% kanë deklaruar se papunësia, varfëria, mungesa e sigurisë, mungesa e sundimit të ligjit dhe pakënaqësia e përgjithshme me situatën në Kosovë, kanë qenë arsyet kryesore për të bërë një zgjedhje për të imigruar në mënyrë të paligjshme. Kështu, imigrantët besojnë se ata mund të gjejnë një jetë më të mirë për ta, arsimim më të mirë dhe perspektivë për fëmijët e tyre në BE se sa në Kosovë.

23%(10)

77%(33)

A keni jetuar më parë jashtë Kosovës?

Po Jo

20%(2)

40%(4)

30%(3)

10%(1)

Gjermani

Zvicerr

Tjeter

Refuzon / pa pergjigje

16

91%

5%

2%

2%

Arsyet ekonomike

Kam punë atje

Vec po du me pa qysh është jashtë

Për një jetë më të mirë

B.29. Cilat janë arsyet që po e lini vendin?

98%(42)

5%(2)

2%(1)

Punë

Arsye shëndetësore

Asistencë sociale

Figura 7 Arsyet për imigrim

B. 36 Cka pritni me gjetë atje?( zgjedhje të shumëfishta)

17

Kur u pyetën se çfarë ata presin për të gjetur atje, 98% e pjesëmarrësve presin të gjejnë një punë dhe dy pjesëmarrës përmendën trajtimin shëndetësor.Për shembull, njëra nga familjet që udhëtonin së bashku kishin një fëmijë në gjendje të rëndë shëndetësore. Arsyeja e tyre e vetme për të imigruar ishte për të siguruar kujdesin e duhur mjekësor për fëmijën e tyre

«Ne jemi një familje pesë-anëtarëshe dhe jetojmë me asistencë sociale. Deri tani ne kemi jetuar në një pronë që nuk ishte e jona, por shtëpinë e mori Habitati. Unë kam një fëmijë të sëmurë që nga lindja. Ai nuk mund të ec. Kjo sëmundje nuk mund të trajtohet në Kosovë, dhe kjo është arsyeja që ne po largohemi dhe ne nuk mund të mbulojmë shpenzimet për trajtimin e tij. Unë jam duke shkuar në Gjermani, me shpresë se djali ynë do të trajtohet atje. "

(Femër 55 vjeç)

Një 22 vjeçar mashkull, me nevoja të veçanta (pa njërën dorë), i diplomuar në fakultetin ekonomik, po largohej për shkak të shkaqeve shëndetësore dhe perspektivën e kufizuar si një person me nevoja të veçanta.

"Unë kurrë nuk kam punuar. Për të gjetur punë në Kosovë duhet të jesh i afërm i ..... [emrat e politikanëve]. Unë nuk jam i afërm i tyre. Unë jetoj nga të ardhurat të cilat familja i siguron nga bujqësia. Një tjetër arsye pse njerëzit janë të motivuar për t'u larguar është edhe sistemi shëndetësor. Në qoftë se ju nuk keni të holla në Kosovë, ju mund të vdisni. Askush nuk do të kujdeset për ju.

(Mashkull 22 vjeç nga Ferizaj)

Një mashkull tjetër, kryefamiljar, e ka lënë pas familjen e tij për të siguruar kushte më të mira për ta. Pjesëmarrësi ka punuar për ca kohë dhe ka investuar në ndërtimin e shtëpisë së tij, duke shkaktuar një borxh prej 30.000 eurosh dhe kjo e detyroi të imigronte që të paguaj këtë borxh. Ai deklaron:

«Unë e kam siguruar pronën time. Posa e kam ndërtuar një shtëpi, mirëpo kjo më ka shkaktuar një borxh prej 30.000 eurove që unë duhet ta paguaj. Kjo është arsyeja pse unë po largohem."

(Mashkull 35 vjeç nga Lipjani)

Një person tjetër e përshkruan situatën si të pashpresë dhe të pasigurt. Ai është nga një qytet i vogël dhe familjen e tij e sheh si të bllokuar:

"Ne gjatë zgjedhjeve votojmë nën presion dhe madje duhet të sigurojmë dëshmi se kemi votuar për një parti të caktuar, gjithmonë jemi nën frikën se mos dikush prej familjarëve do ta humbas vendin e punës."

"Çmimi i faturave për (energji elektrike, ujë, mbeturina) është duke u rritur çdo vit. Familja ime ton 240 euro në muaj dhe ne nuk mund të paguajnë për ilaçet për të cilat kemi nevojë. Ne nuk jemi duke jetuar një jetë. Ne jemi duke mbijetuar. «

(Mashkull 25 vjeç)

18

Në këtë drejtim, shumica planifikon të punojë në vendin e destinacionit, ndjekur nga ata që planifikojnë të jetojnë nga mirëqenia sociale, ata që duan të studiojnë, si dhe ata që u larguan për të gjetur një kujdes më të mirë mjekësor për problemet e tyre shëndetësore nga ato që ofrohen në Kosovë. Destinacioni i shumicës së pjesëmarrësve është Gjermania, dhe destinacioni i dytë është Zvicra.

Figura 8 Qëllimet e imigrimit

se sektorët në të cilët imigrantët e paligjshëm ishin të punësuar, në bazë të studimit të KFOS ishin: 1) Ndërtimtari dhe punë fizike, 2) Shpërndarje e porosive dhe gastronomi 3) Mekanik dhe auto-mekanik dhe 4) Bujqësi dhe kopshtari, sektorë këta për të cilët kërkohet kualifikim i ulët (KFOS, 2015). Sa i përket destinacionit, një arsye tjetër për zgjedhjen e Gjermanisë është perceptimi i kushteve më të mira për azil, si strehimi, qasja në paratë e xhepit dhe mundësia për të punuar punë të caktuara me status të azilkërkuesit.

Në lidhje me pritjet e punësimit, studimi nga KFOS-i (2015, f. 18) ka gjetur se "çdo i dyti imigrant kishte arritur të gjejë punë në vendet ku ishin vendosur. "Me gjasë ky informacion është komunikuar tek familjet dhe miqtë në Kosovë, dhe mund të ketë kontribuar për arsyetimin e imigrimit për qëllime punësimi. Edhe pse, vetëm gjysma e personave të intervistuar nga studimi i KFOS-it kishte gjetur punë, është gjithashtu e rëndësishme të theksohet

98%(42)

14%(6)

5%(2)

7%(3)

5%(2)

Punu

Me jetu me ndihma sociale

Kujdes Shëndetsor

Shkollim

Tjetër

Cka do te besh atje?

19

Mënyra se si ishte planifikuar dhe realizuar imigrimi

Për një numër të konsiderueshëm të pjesëmarrësve, imigrimi është konsideruar si zgjidhja më racionale për rastet e ballafaqimit me gjendjen e vështirë socio-ekonomike në Kosovë. Tridhjetë e pesë për qind e respondentëve kanë menduar për imigrimin për më shumë se një vit, ndërsa 37% kanë menduar për imigrimin për më pak se gjashtë muaj. Sipas të dhënave, 56% kanë qenë të mendimit për të imigruar gjatë vitit 2014, duke sugjeruar se situata politike e pas zgjedhjeve kur edhe ishte krijuar një lodhje të përgjithshme, mungesa e vendeve të punës, si dhe humbja e shpresës për ndryshime në një të ardhme të afërt ka ndikuar në vendimin për imigrim nga shumica e respondentëve.

Figura 9 Efekti i situatës politike në imigrim dhe periudha kohore

91%(39)

9%(4)

0

0

0

0

Shumë ka ndikuar

Ka ndikuar deri diku

As/As

Nuk ka ndikuar

Aspak nuk ka ndikuar

Refuzon / pa përgjigje

Sa ka ndikuar kjo që te vendosin tash të emigrojnë?

37%(16)

19%(8)

5%(2)

16%(7)

5%(2)

7%(3)

2%(1)

0

0

9%(4)

1- 6 muaj më parë

6 - 12 muaj më parë

1 - 2 vite më parë

2-4 vite më parë

4-6 vite më parë

6-8 vite më parë

8-10 vite më parë

10-15 vite më parë

Më shumë se 15 vite meparë

Refuzon / pa përgjigje

Për sa kohë jeni duke menduar për imigrim?

20

Shumica e respondentëve kishin kuptuar për mundësinë e largimit nga Kosova nga mediat (77%), që sugjeron se shumica prej tyre vendosën të largohen pas informacionit për fluksin masiv, ndërsa 23% të cilët ndoshta e morën vendimin për t'u larguar më herët, kishin marrë vesh për këtë nga miqtë dhe familja. Nëntë për qind refuzuan të përgjigjen. Shtatëdhjetë e dy për qind e respondentëve nuk pranoi për të treguar llojin e informacionit që kishin marrë. Kjo tregon për mosbesim dhe frikë nga pasojat, dhe vetëdijesim se veprimi i tyre i imigrimit është i paligjshëm. Respondentët tjerë (26%), thanë se lloji i informacionit që ata morën ishte në lidhje me orarin e autobusëve dhe koston e udhëtimit.

Emigra�on Survey

Figura 10 Burimet dhe llojet e informacionit

Vendimi për të imigruar është marrë nga vetë respondentët, edhe pse shumica e tyre janë 'konsultuar' me të afërmit e tyre, duke përfshirë edhe familjen (100%) dhe miqtë (42%). Kjo ishte ndoshta për shkak të faktit se shumica e respondentëve kishin nevojë për një hua në para të gatshme për të paguar për shpenzimet e imigrimit, apo ndoshta ata vërtetë është dashur të shesin pjesë të pronës së tyre, në mënyrë që të paguajnë për shpenzimet e imigrimit. Në fakt, 40% e respondentëve kishin përdorë kursimet e tyre për të paguar për shpenzimet e udhëtimit, ndërsa 44% kishin marrë një hua ose kishin shitur pronën (9%). Njëzet e tre për qind e respondentëve i kanë shfrytëzuar paratë që u ishin dërguar nga të afërmit e tyre ose miqtë në BE.

9%(4)

77%(33)

23%(10)

Refuzon / pa pergjigje

Mediat (TV, radio, gazeta)

Miqte/familjaret

Ku e morët informatën për mundësitë që janë me dalë? ? A ju ka tregu dikush? Kush?

72%(31)

5%(2)

14%(6)

12%(5)

Refuzon / pa përgjigje

Tjeter

Informacion mbii�nerarin

informacion mbi koston eudhe�mit

Cfarë informata ju kan dhënë ?

21

Është interesante se asnjë imigrant nuk priste se do të pranohej dhe strehohej si një azilkërkues. Për dallim nga ajo që perceptohej të ketë qenë qëllimi i tyre. Të pyetur nëse ata i kishin marrë parasysh vështirësitë dhe rreziqet e lidhura me imigrimin e paligjshëm, si burgu, kampet, rreziqet për shëndetin e tyre dhe deportimi, të gjithë respondentët ishin në dijeni të këtyre rreziqeve dhe vështirësive. Mirëpo, ata prapëseprapë ishin të vendosur të provojnë fatin. Shumica e respondentëve deklaronin se ata e dinin për rreziqet dhe gjasat e pakta për të marrë një azil, por ata ishin të vendosur për ta provuar këtë. Përgjigjet si 'nëse duhet edhe 100 herë, unë ende do të përpiqem të imigrojë, "ose" vetëm vdekja do të më ndalonte që të imigroj," ishin regjistruar po ashtu nga hulumtuesit.

«Unë e di se për të marrë një azil është problem. Megjithatë, edhe gjermanët duhet të dinë se çfarë janë duke përjetuar njerëzit këtu, në krahasim me politikanët që ata mbështesin. Ne po vdesin këtu, dhe për mua si një person me nevoja të veçanta nuk ka jetë në Kosovë. Ata janë duke e ofenduar dhe gënjyer popullin e tyre. Në vitin 2000, ne kemi shpresuar për liri, në vitin 2008 kur ne u pavarësuam, ajo ishte shpresa jonë e fundit. "

(Mashkull 22 vjeç nga Ferizaj)

Një respondent i cili nuk mundi të kalojë kufirin për shkak të mungesës së parave të kërkuara nga trafikantët, po kthehej në Kosovë.

«Mua më ka premtuar punë sezonale në Itali një i afërm i imi. Unë jam 40 vjeç dhe kurrë nuk kam pasur punë të sigurt. Unë u përpoqa dy herë për të kaluar kurin. Tani po kthehem në Kosovë për të shitur diçka, për të marrë paratë e për të provuar përsëri për të kaluar kurin. Unë do të përpiqem derisa ta arrijë këtë. Në shtëpi kam lënë gruan time dhe dy fëmijë "

(Mashkull 44 vjeç nga Suhareka)

“Unë kam marrë parasysh gjithçka, por unë nuk dua t'ia di fare. Unë kam vendosur të largohem, edhe nëse më duhet do ta provoj këtë 100 herë.”

(Mashkull i ri nga Peja)

“Unë i kam marrë parasysh të gjitha rreziqet, por nuk kthehem i gjallë në Kosovë.”

(Mashkull i ri nga Peja)

“Unë kam marrë parasysh të gjitha rreziqet, por ende gjithçka është më mirë se në Kosovë.”

(Mashkull i ri nga Fushë Kosova)

44%(19)

9%(4)

40%(17)

23%(10)

Kam marre borxh

Kam shite prona

Kam pase kursime

Mi ka cu dikush

Si e keni financuar shpernguljen?MULTIPLE ANSWER

22

Pavarësisht dëshpërimit dhe humbjes së vërtetë të shpresës, këto gjetje sinjalizojnë se pasojat e imigracionit janë llogaritur dhe se gjasat për të siguruar një punë, edhe në qoftë se ato janë minimale, konsiderohen si diçka që ja vlen ta provosh, në krahasim me papunësinë dhe varfërinë e qëndrueshme në Kosovë. Ky studim konstaton se 70% (33) e pjesëmarrësve në këtë studim kanë imigruar për herë të parë, duke treguar një rritje të qëllimit për të imigruar në valën e fundit.

Shumica e imigrantëve planifikon për të shkuar në Gjermani (77%), pasuar nga ata të cilët planifikojnë të shkojnë në Zvicër (7%), Austri (2%), Kanada (2%) dhe të tjera. Kjo përafërsisht pasqyron shpërndarjen proporcionale të shqiptarëve të Kosovës në vendet e BE-së, të cilat mund të sugjerojnë se vendimi për t'u larguar nga Kosova mund të jetë marrë në bazë të informacionit të dhënë nga afërmit dhe miqtë që jetojnë në këto vende.

Sa i përket kostos së udhëtimit, 58% e të respondentëve thanë se nuk kishte shpenzime të tjera, përveç biletës së autobusit, ndërsa 37% thanë se kishin kosto të tjera të lidhura me imigrimin e tyre (5% refuzuan të përgjigjen). Këto kosto përfshijnë kryesisht shumat e paguara për kalimin e kufirit, (Taxi 44%; kalimit i kufirit 25%), si dhe shpenzimet për hotelet në zonën kufitare (25%). Kostoja e hyrjes në zonën e Shengenit mund të jetë prej 100 deri në 1,000 euro, në varësi të numrit të personave dhe në varësi të personave të tjerë për të ndihmuar në kalimin e kufirit. Kështu, 44% e respondentëve kanë paguar prej 100-500 euro, ndërsa 47% kanë paguar prej 500-1,000 euro për të kaluar kufirin. Një numër i vogël ka paguar më shumë se 1,000 euro, ndërsa vetëm dy respondentë kishin shpenzuar deri në 100 euro.

Emigra�on Survey

Figura 11 Metodat dhe shuma e financuar

5%(2)

02%(1)

16%(7)

47%(20)

5%(2)

26%(11)

Deri ne 50 Euro51-100 ?101-300 ?301-500 ?501-1000 ?Me shume se 1000 ?

Sa ka kushtu mbërritja në des�nacionin e dëshiruar?

23

Çmimi për shfrytëzimin e kanaleve të imigrimit ishte relativisht i ulët, por kishte edhe nxitje nga Serbia dhe Hungaria që njerëzit të mund të udhëtonin në pamundësi të sigurimit të një vize nëpërmjet kanaleve zyrtare. Dy respondentë nuk kishin ndërmend të qëndronin në vendin e destinacionit. Ata kishin planifikuar për të vizituar familjen dhe të afërmit e tyre dhe pastaj të kthehen. Çmimi i rrugës së imigrimit ishte i përballueshëm dhe sipas tyre ishte pa pasoja, meqenëse ata nuk kishin asgjë për të humbur.

«Unë jam një frizere dhe në Kosovë kam një sallon ondulomi dhe dy punëtore. Ato më zëvendësojnë derisa unë qëndroj në Gjermani. U përpoqa për të marrë një vizë për të vizituar të afërmit e mi, por pa sukses. Unë planikoj të shpenzoj 400 euro për të shkuar në Gjermani dhe të kthehen pas një muaji. "

(Femër 24 vjeçe nga Prishtina)

Nje Tjetër personi i ri tregon: "Vëllezërit e mi janë në Zvicër. Tre herë më është refuzuar lëshimi i vizës. [Tregon vendimin e refuzimit nga Ambasada Zvicerane]. Unë jetoj me babain tim dhe ai merr një pension. Unë nuk kanë nevojë për të holla. Thjesht, vetëm dua të udhëtojë dhe të vizitojë vëllezërit e mi. Nëse më kapin, unë vetëm do t'u tregoj letrën e refuzimit dhe do t'u them se mund të më kthejnë prapa.”

(Anonim)

Nga vëzhgimet nëpër pikat kryesore të nisjes dhe të mbërritjes, ekipi ka vërejtur se përveç biletës së autobusit të blerë në Prishtinë, me të mbërritur në Beograd, emigrantët paguajnë 200 euro për taksinë nga Beogradi për Suboticë ose një biletë autobusi që kushton 13 euro për person. Në pikën e mbërritjes në Beograd, vëzhguesit i përshkruajnë imigrantët si "të humbur":

"Në orën 05:15 arriti autobusi nga Prishtina. Njerëzit ishin të lodhur dhe pa informacion të duhur se ku ata mund të marrin bileta autobusi për Suboticë. Taksistët bënin presion mbi ta për të marrë taksitë për në Suboticë. Çmimi më i ulët ishte 200 euro. Taksistët kishin kontakte me vilat në Paliq. Biletat e autobusit për Suboticë kushtonin nga 13 euro, por kosovarët ishin "të humbur" dhe nuk dinin çfarë të bënin. Ne hipëm në autobus për Suboticë që ishte përplot me kosovarë. Të gjithë pasagjerët që kishin çanta me vete paguanin nga një euro për copë."...

«Pasi të arrijnë në Suboticë, ata nuk kanë një ide se ku të shkojnë tutje. Taksistët ofronin çmimin prej 20-25 euro për t'i çuar tek vilat, ndërsa bileta e autobusit për këtë destinacion kushtonte 90 dinarë (70 centë). Kosovarët nuk ishin të sigurt për këtë lloj transporti, sepse ata nuk e dinin se ku saktësisht gjendeshin vilat. Destinacioni i tyre ishin vilat «

"Në vila kishte kosovarë të cilët prisnin që të vendoseshin aty dhe ata që ishin duke pritur që të kalojnë kurin. Kontrabanduesit negocionin një tarifë transporti prej 200 deri në 300 euro për person për të kaluar kurin. Pasi të hyjnë në vilë, emigrantët mbyllen brenda dhe ata mund të dilnin vetëm nëse donin për të blerë diçka. "

24

Ne iu afruam njërës tavolinë brenda vilës "Europa", ku ishin ulur një burrë me gruan dhe fëmijët e tij. Ne lluam një bisedë dhe ata ranë dakord për të biseduar me ne lidhur me hulumtimin. Pronari i vilës, një shqiptar, na u afrua dhe pyeti në mënyrë agresive: "Për çfarë keni ardhur këtu? Pse i shqetësoni mysarët tonë? "Ne u përgjigjëm se ne jemi duke kërkuar informacion se si duhet kaluar kuri dhe burri që ishte aty tha se ne kishim udhëtuar me ta. Pronari më ftoi në bodrum dhe pyeti nëse unë isha i interesuar për të kaluar kurin. I thashë po, dhe ai kërkoi 350 euro deri në orën 10:00 të mëngjesit. Unë pranova dhe i thash se do të kthehem me dy shokë tjerë. Ne pastaj u larguam dhe më nuk tentuam të hyjmë nëpër vila.”

Raport vëzhgimi nga ekipi i hulumtimit

Shumica e respondentëve (81%) nuk i dinin, ose refuzonin të tregonin për hollësitë e udhëtimit. Për shembull, nëse dikush do të presë për ta ose të përkujdesej për ta në fillim, pasi të kenë mbërritur në destinacionin e tyre. Megjithatë, përderisa 14% dinin për destinacionin e tyre të saktë (familjen 9% dhe 5% miqtë), 5% do të shkojnë në kamp dhe do t'u nënshtrohen procedurave të imigrimit. Megjithatë, 63% nuk e kanë askënd në anën tjetër të kufirit të Shengenit, ndërsa 19% u ishte thënë se si do të imigrojnë, apo se do të priten nga anëtarët e familjes apo miqtë. Nëntëmbëdhjetë për qind e respondentëve refuzuan të përgjigjen. Ky ishte informacioni më i ndjeshëm i cili konsiderohej se do të mund të rrezikonte udhëtimin e tyre drejt destinacionit.

Ndërsa ky studim nuk e ka hetuar ardhjen dhe vendosjen e imigrantëve në Hungari që nuk ishte destinacioni i tyre i fundit, studimi kishte për qëllim të hetonte vendosjen në njërin prej kampeve ku ishin vendosur refugjatët e fundit. Kampet përzgjidheshin në mënyrë oportuniste meqë ne si alumni të FES-it u dakorduam që të vizitojmë kampet dhe të zhvillojmë intervistat.

"Shumica e të intervistuarve konrmuan pagesën prej 200 euro për person për kalimin e kurit dhe se shpeshherë ata u lanë vetëm për të gjetur rrugën. Ata arrinin të gjenin rrugën nëpërmjet GPS-it dhe duke i ndjekur gjurmët.

Në kampin e refugjatëve në Minhen ishin 74 refugjatë nga Kosova. Kushtet në kamp ishin të mira, dhe çdo refugjat është kontrolluar nga mjeku dhe kishte marrë para xhepi në shumë prej 165 euro për person. Ata nuk ishin duke vijuar ndonjë kurs të gjuhës gjermane ose të arsimimit.

Raport vëzhgimi nga ekipi i hulumtimit

25

Ndërsa sugjerohet se ky lloj i mesazhit gjithashtu ka për qëllim që ta vështirësojë procesin e kthimit, në të njëjtën kohë duhet të kuptohet se procesi i kthimit duhet të menaxhohet në mënyrë që të parandalojë ndonjë shpërthim të mëtejshëm shoqëror. Procesi i kthimit duhet të trajtohet me ofrimin e mundësive më të mira se në kampet e refugjatëve në Gjermani, të cilat për sa u përket pjesëmarrësve ofrojnë ushqim, rroba, përkujdesje mjekësore dhe për momentin "një rast për të marrë azil". Procesi i kthimit duhet të shoqërohet me masa për të mundësuar ri-integrim dhe ndihmë.

Sipas informatave nga Qeveria e Gjermanisë, përfitimet për azilkërkuesit kanë ndryshuar për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese Federale për rritjen e shumës mujore për jetesë prej 225 në 352 euro dhe këto shpenzime mund të ndryshojnë në qoftë se imigrantët janë të strehuar në kampe ose objekte tjera banimi (Qeveria Federale e Gjermanisë, 2014). Skema e përfitimeve siguron që imigrantët të trajtohen me dinjitet deri në marrjen e vendimit përfundimtar.

Shqetësimi kryesor i imigrantëve ishte se mos do të ktheheshin. Mesazhi i tyre kryesor ishte se ata duan një punë dhe se ata kanë hyrë në borxhe për të imigruar, dhe se në qoftë se ata do të ktheheshin ata do të bëheshin edhe më të varfër, por edhe më jo tolerant ndaj qeverisë.

«Cili politikan merr guximin dhe u thotë të gjitha shteteve që imigrantët duhet të kthehen. Kjo është për shkak se politikanët kanë përtuar miliona nga këta njerëz të varfër. Ky është kampi i dytë që unë jam duke e ndërruar dhe me të gjithë njerëzit që kam diskutuar ata thonë se ata janë të frustruar me qeveritë e Kosovës "

(I intervistuar, Minhen)

26

KonkludimStudimi zbulon se vala e fundit e imigrimit u shkaktua nga kanali i hapur përmes kufirit serbo-hungarez dhe i mbështetur nga një rrjet i kontrabanduesve. Megjithatë, 72% e pjesëmarrësve kanë menduar dhe planifikuar të imigrojnë gjatë vitit 2014 dhe më herët. Shtatëdhjetë e shtatë për qind (77%) e imigrantëve nuk kanë jetuar më parë në ndonjë vend perëndimor, duke konfirmuar se kjo valë e imigrimit përfshinte imigrantë të rinj.

Profili i imigrantëve, pjesëmarrës në këtë hulumtim përmes intervistave, dhe sipas vëzhgimit nga ekipi hulumtues, janë kryesisht meshkuj, të moshës prej 20 - 25 vjeç, të papunë dhe të varfër. Shumica e tyre kanë lënë familjen me shpresën se ata do të jenë në gjendje të gjejnë punësim dhe të mbajnë familjet e tyre. Shumica e respondentëve kanë imigruar për arsye ekonomike, si pasojë e të ardhurave të ulëta për familje që nuk mund të sigurojnë dot kalimin e kufirit të varfërisë. Një gjetje e rëndësishme është se 34% kanë mbetur pa punë brenda vitit të kaluar, duke i kontribuar pesimizmit të përgjithshëm në lidhje me perspektivat e ardhshme.Shumica e të anketuarve në këtë studim kanë menduar për imigrimin gjatë vitit 2014 dhe më herët. Megjithatë, vendimi për të imigruar në këtë valë, u përshpejtua nga raportimet e mediave që e përshkruanin kanalin imigrimit si aq i lehtë dhe i lirë me rreth 200 deri 600 euro për person për të arritur në vendin e destinacionit, që mesatarisht paraqet një çmim të një bilete të aeroplanit duke përfshirë edhe tarifën e vizës. Pavarësisht çmimit, 67% (N 29) e pjesëmarrësve morën hua në Kosovë dhe nga familjet jashtë vendit për të marrë këtë udhëtim dhe ata ishin në dijeni të pasojave, duke pasur parasysh veprimin e tyre si një përpjekje për një mundësi më të mirë.

Është e habitshme për ekipin hulumtues se ata që i kontrabandonin këta njerëz i kishin duart e lira që të veprojnë me skemën e tyre në Serbi me qytetarët shqiptarë të Kosovës. Duket se Qeveria e Kosovës ka pasur vështirësi për të kontrolluar fluksin masiv nëpërmjet disa procedurave standarde të kontrollit të autobusëve, që më vonë rezultoi me aftësinë tyre për të zvogëluar operacionin për 50%. Qeveria gjithashtu duhet të kishte hetuar në kohë skemat e kontrabandimit të njerëzve për të parandaluar përshpejtimin dhe menaxhuar informacionin për imigrimin ilegal dhe procesin e kthimit në mënyrë efektive.

Përfundimisht, këtu sugjerohet se informacioni mbi kushtet e azilit dhe mundësitë për të punuar sipas statusit të azilit, si dhe informacioni për procesin e kthimit duhet të ofrohen për publikun e gjerë me qëllim të menaxhimit të keqinformimit që përhapet gojarisht.

27

REFERENCA

Abdixhiku, L. Hashani, A dhe Beqiri, G (2014) Ku shkojnë kosovarët? Prishtinë: Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur. I disponueshëm në: http://kfos.org/wp-content/uploads/2015/02/Migracioni-en.pdf. (Publikuar më: Qasja: 10 prill, 2015).

Friedrich Ebert Stiftung (FES) dhe IDRA (2012). Studim për Rininë e Kosovës. Me Sytë nga e Ardhmja, me Këmbë në Traditë. Hulumtim 2012. Prishtina. FES. I disponueshëm në: http://www.fesprishtina.org/wb/media/Publications/2012/Kosovo%20Youth%20Study%20ENGLISH.pdf. (Qasja: 20 prill, 2015).

Haughton, Jonathan, and Shahidur R. Khandker. 2011. "Poverty Lines." Chap. 3 in The Handbook o Poverty and Inequality, by Jonathan Haughton and Shahidur R. Khandker. Washington D.C.: World Bank. Available at: http://web.worldbank.org/WBSITE/EXTERNAL/TOPICS/EXTPOVERTY/EXTPA/0,,contentMDK:22405907~menuPK:6626650~pagePK:148956~piPK:216618~theSitePK:430367,00.html. (Publikuar më: 7 prill 2015).

Interaktiv (2015). Ikja e Madhe . Reportazh special I KTV nga Hungaria. KTV, 6 shkurt. Interaktiv (2015). Ikja e Madhe . Reportazh special I KTV nga Gjermania dhe Franca. Pjesa 2. KTV, 9 shkurt

Jeta në Kosovë (2015) Ekzodi Kosovar. RTK, 19 shkurtKoha Ditore. 2013. www.koha.net. 6 tetor, http://koha.net/?id=8&arkiva=1&l=161187. (Publikuar më: 9 prill 2015).

The German Federal Government (20014) Higher Benefits for Asylum Seekers. I disponueshëm në: http://www.bundesregierung.de/Content/DE/Artikel/2014/08/2014-08-27-asylbewerberleistungsgesetz-kabinett.html. (Publikuar më: 4 maj 2015).